Suedia sot e shpallë “Hero i vitit 2018” shqiptarin nga Kosova, Fidan Bejta. Më 10 maj të këtij viti, në orën 19:30, ai shpëtoi fëmijët nga një park i lojërave që po kërcënoheshin me thikë nga një grua.
“Kam pasë me lanë djalin te shpija në banesë. Edhe kur kam mbërri ne banesë, posht e kom lanë djalin tem me qikën e vllavit. Kom shku nalt për me u ndërru me shku me lujt futboll, motra u dal në ballkon për me i kqyrë fminë tu lujt, edhe e kom ni tu bërtitë, se ni grue pi njek fëminë me thikë,” rrëfen Bejta ngjarjen për arbresh.info.
është heroike edhe mënyra se si Bejta arriti të shmangë një tragjedi, që nuk dihej se ku do të mund të përfundonte.
“Edhe tani unë kom vrapu prej katit të pestë, edhe kom dalë në oborr edhe e kom lyp at gruen që po i njek fminë me thikë. E gjeta at gruen edhe i kom shku përpara për me vet cka është tu bo, tani ka dashtë me m’therr mu me thikë. Tani e kom lon at gruen me m’njek vec mue, edhe mos me njek naj fëmij aty, se ma mirë mu me m’bo naj sen se fëmijëve. Edhe tani, m’ka njek njo dy a tre minuta me thikë. Tani, u ardhë edhe nji kojshi i jemi prej tjetrës anë, anës të majt, i kom bërtitë unë atij për me thirr ai atë gruen, për me shku ajo gruja kah ai,” tregon Bejta.
Ai është vlerësuar lart nga autritetet në Suedi për ndërhyrjen që ka bërë në atë park të lojërave.
“Kur ma ka kthy ajo shpinën, unë kom nga edhe ja kom jep nji shkelm n’shpinë edhe u rrëzue. Edhe qat’her kom mujt une me ja marr thikën prej dorës. Tani janë ardhë policia. M’kanë thonë që mos me pas kon unë aty, kish mujt me kon naj fmi i vdekt, a kish mujt me therr naj kon me thikë,” rrëfen 29 vjeçari nga Kosova.
Policia Suedeve ka vlerësuar lart heroizmin e Bejtës. Për më tepër, atë e ka ftuar edhe futbollisti i njohur Zlatan Ibrahimoviq.
“Në Suedi e kanë bo të madhe, edhe m’kanë shpallë hero. Jom kon nëpër krejt mediat. Policia m’kan jep medalje, m’kanë jep diploma. Ma kanë jep nji dhuratë për me shku në Los Angeles me pa Zlatan Ibrahimoviqin tu lujt futboll. Ma ka qu nji përshendetje, kur të ma thot emrin edhe që e kom bo nji vepër të mirë,” shprehet Bejta.
Falë ndërhyrjes së Fidanit është bërë i mundur shpëtimi i jetëve të 20 vogëlushëve.
Shqiptari do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, nga shteti suedez./arbresh.info/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...