Sot Komisioni Evropian publikon Raportin për Kosovën

09:29 | 29 Maj 2019
arbresh.info

Komisioni Evropian do të publikojë Dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për vendet sot, më 29 Maj 2019.

Raporti do të publikohet nga Përfaqësuesesja e Lartë/Nënkryetarja, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, shkruan arbresh.info.

Pas të prezantimit të raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, do të mbajë konferencë për shtyp edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme