Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se sot janë procesuar për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar.
“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar. Si ministër i MPMS, mbetem i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale”, ka shkruar Reçica në Facebook.
Numri i përgjithshëm i pensionistëve në vend është rreth 170 mijë, prej tyre 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, ndërsa 45 mijë janë kontribut-pagues, që ndahen në katër kategori, të cilët marrin pensionet në bazë të përgatitjes së shkollimit.
Sipas një përllogaritje, i bie se pensionet e pleqërisë, ata që marrin aktualisht nga 75 euro, me buxhetin e ri do të marrin 90 euro.
Ndërsa, pensionistët kontribut- pagues nga shuma prej 230 eurove do të marrin 34 euro më shumë në muaj. Pensioni bazik i moshës u paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën gjashtëdhjetë e pesë vjeçare.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...