Në Parlamentin Evropian është prezantuar raporti vjetor i progresit për Republikën e Kosovës.
Raporti flet për luftimin e terrorizmit, ku për diskutim fjalën e ka marrë Dobromir Sośnierz, anëtar i Parlamentit Evropian, shkruan portali arbresh.info.
Ai mes tjerash ka thënë se një terrorist i dënuar po rehabilitohet e riintegrohet në shoqëri.
Sośnierz gjithashtu në fjalimin e tij tha Zoti e mbrojtë Kosovën nga këshilla e Bashkimit Evropian për luftimin e terrorizmit.
“Kosova pranon nga BE një këshillë të paçmuar në atë se si të luftohet terrorizmi, eh po BE-ja thotë terroristi duhet të rehabilitohet dhe të riintegrohet në shoqëri, po e shoh se si terroristët po dorëzohen dhe po frikësohen për vdekje, nëse kapeni do të rehabilitoheni në BE, do të ndjeni keqardhje dhe do të pendoheni. Të nderuar zonja dhe zotërinj rehabilitimi dhe riintegrimi duhet të fitohen, e ju doni ta jepni falas vetëm për terroristë, Zoti e mbrojtë Kosovën nga këshilla e juaj”, tha Sośnierz./arbresh.info/
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...