Søreide-Pacollit: Është më mirë të vini në Norvegji gjatë dimrit

10:27 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i MPJ-së, Behgjet Pacolli ka takuar ministren e Norvegjis, Ina Eriksen Søreide për të cilën kanë folur për integrimet evropiane

Pas takimit Pacolli, duke shprehur mirënjohjen ndaj Norvegjisë që ka qenë pranë Kosovës edhe në luftë edhe pas luftës, Pacolli tha se në takim kanë biseduar edhe për proceset integruese të vendit.

Pacolli para mediave ka shprehur shqetësimi edhe për mos lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ai tha se Ksoova deri tash ka marrë vetëm premtime për vizat, raporton Arbresh.info.

“Jam i lumtur të pres ministren dhe sot në takimin që pata shprehja mirënjohjen që ky shtet vazhdon ta ndihmoj Kosovën. Norvegjia ka qëndruar pranë nesh në kohë të vështira por edhe në liri. Është ndër vendet e para që e ka njohur pavarsinë e Kosovës. Kosova është mirnjohëse për këtë. Norvegjia qëndron pranë nesh edhe tash kur ne po deshirojmë të jemi pjesë e integrimeve evropiane. Brenda 20 vitesh ne kemi arritur ta ndërtojmë vendin tonë pas luftës dhe për të ndërtuar një shoqëri gjithpërfshirëse na ka ndihmuar edhe Norvegjia. Ne bisedë me ministren kemi prekur edhe rrugën drejtë Bashkimit Evropian të Kosovës. Kosova ka një përspektivë të qartë evropiane dhe kjo rrugë do të jetë më e lehtë me bashkpunëtorët. Kam për të thënë edhe shumëçka në drejtimin e vizave dhe përmbushjes se kritereve. Ne kemi bërë hapa të mdhenj por kemi pasur edhe ngecje si ç janë implimentimi i levizjes së lirë të banorëve të Kosovës. Kjo çështje e pengon Kosovën për të qenë pjesë e familjes. Nga 2016 e këndej neve na kanë dhënë vetëm premtime përderi sa Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Kjo çeshtje ka kaluar më shumë në politikë. Kemi biseduar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ne vetëm si dy shtete mund të ndreqim marrdhënie mes nesh. Ne s’do të ndalemi deri të arrijm qëllimin siç është lëvizja e lirë dhe proceset e integrimeve. Besoj që me Norvegjin do të vazhdojmë bashkpunimin”, është shprehur Pacolli.

Homologja e tij norvegjeze pasi ftoj Pacollin që të vizitoj Norvegjin gjatë dimrit, tha se vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në çështjet integruese të vendit.

“Kemi marrdhënie të ngushta mes dy shteteve dhe do të vazhdojmë bashkpunimin tonë edhe politikisht edhe ekonomiksisht. Ne jemi mbeshtetës të Ksoovës për integrime evropiane. Ne e mirëpresim fuqizimin e Ballkanit. Kemi raporte të mira me Kosovën dhe jam e lumtur që në të ardhen do të jem nikoqire e ministrit në Norvegji. Pas këti takimi ministraj Norvegjis do të takohet edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme