Kështu ka thënë për gazetën “danas” Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut duke folur rreth akuzave të fundit të Beogradit ndaj përfaqësuesve të administratës amerikane.
Ajo ka shtuar se zyrtarët amerikanë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët me ata serbë që nuk duan ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Megjithëkëtë amerikanët nuk do të heqin dorë nga Kosova e Maqedonia. Kjo është çështje sigurie dhe kjo nuk do të ndryshojë. Këto dy shtete janë pika strategjike në kontekstin e kthesave gjeopolitike për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Afërt dhe për këtë arsye është vështirët të besohet për tërheqje amerikane. Është evidente po ashtu se Rusia deri diku ia del t’i arrijë qëllimet e veta, gjë që pak mund të vërehet edhe në Maqedoni e më së shumti në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë Biserko.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...