Google ADS

Slavko Simic në pritje të Cecës: Vëllau për vëllaun është gjithmonë aty

12:22 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simic ka postuar në Instagram një fotografi me disa persona të tjerë.

Ata kanë të veshur maica me hartën e Kosovës gjersa brenda saj është flamuri serb, shkruan arbresh.info.

Në mbishkrimin e fotografisë ai thotë se “Vëllai për vëllain është gjithmonë aty, sepse familja është e para”.

https://www.instagram.com/p/BrH3BwIAr4n/

A ka kjo lidhje me koncertin që është paraparë ta mbajë vejusha e kriminelit famëkeq Arkan, Ceca.

Në komentet që ka marrë deputeti është edhe ai i vajzës së personit të dyshuar që mban nën kontroll veriun e Mitrovicës, Milan Radojcic.

Radojcic që njihet si një dorë e zgjatur e Serbisë është marrë në pyetje edhe lidhur me vrasjen e ish politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Kujtojmë se që nga vendosja e taksës 100 për qind nga qeveria e Kosovës, katër kryetarë të komunave në veri kanë dhënë dorëheqje dhe po protestojnë në shenjë kundërshtie./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme