Skenderaj do të heqë nga tregu produktet e Serbisë

18:16 | 22 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se u ka dhënë mbështetje të plotë inspektorëve komunal që të largojnë nga tregu produktet e Serbisë.

Ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve, veçanërisht fëmijëve, është në interesin tonë.

“Përpara çdo gjëje, shëndeti i qytetarëve, veçanërisht fëmijëve, është në interesin tonë që si institucione komunale t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e domosdoshme, ta mbrojmë me çdo mënyrë”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Sipas tij e edhe produkteve që përbuzin shtetin e Kosovës, me mbishkrime të gërditshme “Kosovë e Metohijë”, po u tregohet vendi

“Për këtë qëllim, u kam dhënë mbështetje të plotë inspektorëve komunalë që të largojnë nga tregu lodrat e fëmijëve në të cilat është konstatuar përmbajtje e rrezikshme për shëndetin. Edhe produkteve që përbuzin shtetin tonë, me mbishkrime të gërditshme “Kosovë e Metohijë”, po u tregohet vendi”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme