Ish-bashkëpunëtori i afërt i Ahmet Krasniqit, Skënder Zogaj ka thënë se Fatos Kosi e di kush e vrau kolonelin Ahmet Krasniqi.
Ai në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se Fatos Klosi dinë gjithçka për këtë vrasje, pasi paraqitjet e tija të mëvonshme e tregojnë më së miri këtë.
“Fatos Klosi di gjithçka për këtë vrasje. Paraqitjet e tij të mëvonshme tregojnë që ai din gjithçka. S’ka mundësi të mos e dijë sepse të gjitha ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur në të gjitha shërbimet e Shqipërisë ai i ka ditur”, tha Zogaj, përcjell Telegrafi.
“Jam i bindur se mos zbardhja e vrasjes së tij ka të bëjë me shuma të mëdha parash. Nuk është i rëndësishëm vrasësi që e ka gjuajt plumbin por kush i ka dhënë urdhrat”.
Zogaj ka thënë se Ahmet Krasniqi luftoi për unifikim të grupeve ushtarake që vepronin në Shqipëri, sepse kishte frike se pa unifikim do të dëmtohej lufta çlirimtare.
Skënder Zogaj ka thënë se Ahmet Krasniqi dhe Azem Syla u takuan në banesën e tij në Tiranë, të dy në cilësinë e ministrave të luftës, pasi ky i fundit kishte ndërmjetësuar
“Kanë qenë ata dy në një takim. Të dytë ishin në cilësinë e ministrave të luftës. Mua më lutën të qëndroja në takim, por unë refuzova. Pas takimit të dy më falënderuan. Ato ishin përpjekjet e para dhe të fundit për unifikimin e grupeve ushtarake”, deklaroi ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...