Skënder Hyseni e ka dhënë një mendim të tij për situatën në LDK, para dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ish-ministri është i bindur në fitoren e partisë së tij, ndërsa e potencon vijen e kuqe për PDK-në pas zgjedhjeve.
Hyseni e lë të hapur mundësinë që LDK të jetë në koalicion paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka në traditën e saj t’i jap leksione asnjë subjekti tjetër politik në vend se si duhet të sillet gjatë fushatës zgjedhore. Edhe më pak, LDK ka nevojë të, siq thuhet në një deklarim të një zyrtarje të VV-së, “kopjojë frazat dhe premtimet e VV-së”. Pra, me mirësjellje refuzojmë këtë tip leksioni pavarësisht nga vjen.
LDK , krahas kandidatës Vjosa Osmani për të parën e Qeverisë, që është mishërim i një politikanje moderne dhe shume dinamike, me integritet të pakontestueshëm profesional e njerzor, ka nje program të shkëlqyer për qeverisje prosperuese të vendit, dhe nje listë impressive kandidatesh për ulëse në Kuvendin e Republikës.
Pra, LDK ka guximin, dijen dhe besimin se 6 tetori do ta nxjerr fituese të zgjedhjeve.
Lidhja Demokrtatike, për arsyet që dihen, me votë unanime të Këshillit të saj të Pergjithshëm, ka përjashtuar çfardo koalicioni me PDK-në. Dhe, kjo mbetet kështu.
Nërkaq, me VV-në LDK ka bërë çdo përpjekje të arrinte mirëkuptim për koalicion parazgjedhor me Vjosa Omanin, kandidate për KM. Kjo nuk u arrit, ashiqare ngaqë VV pretendonte të kundërtën.
Sidoqoftë, LDK mbetet e përkushtuar që si fituese e zgjedhjeve, pas 6 tetorit, para së gjithash me VV-në, po edhe me partitë tjera (përjashto PDK-në), të bashkërendojë veprimet për një Qeveri të udhëhequr nga LDK, për një ndryshim të madh” shkruan Skënder Hyseni në Facebook.
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...