Skandal pas skandali, Drejtori i Radiologjisë në QKUK fton në takim pronarët e kompanive farmaceutike

10:59 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Një nga problemet që është shfaqur vazhdimisht në QKUK ka qenë dyshimet se doktorët e këtij spitali kanë lidhje të ngushta me pronarët e kompanive farmaceutike.

Deri sa në të kaluarën doktorët kontaktoheshin nga kompanitë që importojnë barna, dhe të cilët i ofronin favore të ndryshme për t’ua përfshirë në listë dhe receta barnat, tani po ndodh e kundërta.

Është pikërisht Klinika e Radilogjisë në QKUK që po udhëhiqet nga Bujar Gjikolli, që është përfshirë në këtë skandal. Arbresh.info ka arritur të siguroj një email që ky drejtor u bënë ftesë për takim pronarëve të kompanive më të mëdha farmaceutike në vend.

Ftesa u është dërguar me datë 28 fusht 2018 nga adresa elektronike e doktorit Gjikolli, i cili ka një të kaluar të dyshimtë sikurse në ushtrimin e detyrës, ai po dyshohet edhe për arritjet e tij deri tek ky titull.

“Me këtë porosi dua të ju përshëndes dhe ftoj në takim për diskutim për bashkëpunim e funksionim sa më efektiv të radiologjisë intervente në të ardhmen në Klinikën e Radiologjisë QKUK – SHSKUK”, thuhet ndër të tjera në ftesën për takim.

Burime të Arbresh.info, konfirmojnë se këso favorizime u bëhen edhe kompanive të tjera nga doktorët të cilët janë pjesë e komisionit për përpilimin e listës së barnave të cilat duhet të blihen nga MSh.

Për t’i bërë favorizime kompanive të caktuara është bërë edhe ky takim nga drejtori Gjikolli. Arbresh.info muajin e kaluar kishte raportuar edhe pwr dyshimet e titullit doktor tw Bujar Gjikollit. Arbresh.info kishte siguruar diplomën e doktor Gjikollit, e cila mbanë datën e lëshimit në maj të vitit 1998, vetëm dy muaj pasi në Kosovë kishte filluar lufta.

Dyshimi te kjo diplomë ka të bëjë me faktin se ajo është e shkruar dhe vulosur në çirilicë, ndërsa është lëshuar në Nish të Serbisë. Në diplomën e Bujar Gjikollit, thuhej se ai është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Nish në vitin akademik 1986/87, ndërsa ka diplomuar tek pas dhjetë vitesh, më 1998.

Përveç kësaj, i njëjti këtë diplomë nuk kishte arritur asnjëherë të nostrifikojë në Ministrinë e Arsimit. Sipas ligjit të Arsimit në Kosovë, të diplomuarit deri në vitet e 90-ta në Serbi mund të nostrifikojnë diplomat në Kosovë, kurse pas e tutje jo.

Shkelen kriteret në konkursin e Radiologjisë

Në konkursin e shpallur para disa muajsh për drejtor të klinikës së Radiologjisë, bëhet e ditur se janë anashkaluar titujt akademik, madje njëri prej kandidatëve është edhe vëlla i dëshmorit.

Kjo për arsye se Bujar Gjikolli është vetëm magjistër i mjekësisë, ndërsa kandidatja Serbeze Kabashi është Prof. Dr. e shkencave të mjekësisë dhe kandidati Arben Kutllovci është doktor i shkencave të mjekësisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme