Tash e 4 muaj Klinika e Radilogjisë në QKUK po udhëhiqet nga Bujar Gjikolli.
Ky doktor i cili ka një të kaluar të dyshimtë sikurse në ushtrimin e detyrës, ai po dyshohet edhe për arritjet e tij deri tek ky titull.
Arbresh.info ka siguruar diplomën e doktor Bujar Gjikollit, e cila mbanë datën e lëshimit në maj të vitit 1998, vetëm dy muaj pasi në Kosovë kishte filluar lufta.
Dyshimi te kjo diplomë ka të bëjë me faktin se ajo është e shkruar dhe vulosur në çirilicë, ndërsa është lëshuar në Nish të Serbisë.
Në diplomën e Bujar Gjikollit, thuhet se ai është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Nish në vitin akademik 1986/87, ndërsa ka diplomuar tek pas dhjetë vitesh, më 1998.
Pra, në kohën kur studentët kosovarë braktisën sistemit arsimor të drejtuar nga njerëzit e Sllobodan Millosheviqit dhe vazhduan studimet nëpër shtëpi private, Bujar Gjikolli, del se ka kryer studimet në Nish të Serbisë.
Përveç kësaj, i njëjti këtë diplomë nuk ka arritur asnjëherë të nostrifikojë në Ministrinë e Arsimit.
Sipas ligjit të Arsimit në Kosovë, të diplomuarit deri në vitet e 90-ta në Serbi mund të nostrifikojnë diplomat në Kosovë, kurse pas e tutje jo.
Shkelen kriteret në konkursin e Radiologjisë
Në konkursin e shpallur para disa muajsh për drejtor të klinikës së Radiologjisë, bëhet e ditur se janë anashkaluar titujt akademik, madje njëri prej kandidatëve është edhe vëlla i dëshmorit.
Kjo për arsye se Bujar Gjikolli është vetëm magjistër i mjekësisë, ndërsa kandidatja Serbeze Kabashi është Prof. Dr. e shkencave të mjekësisë dhe kandidati Arben Kutllovci është doktor i shkencave të mjekësisë.
Gjikolli është përzgjedhur në këtë pozitë pasi ka edhe disa lidhje familjare me ministrin aktual të Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Gjikolli para se të zgjidhej drejtor në këtë Klinikë ka punuar në Spitalin Amerikan, nga ku është larguar pasi kishte keqpërdorur detyrën zyrtare. Përveç tij, nga aty ishte suspenduar dhe larguar nga puna edhe kolegu dhe shoku i tij i ngushtë, Driton Ukmata.
Arbresh.info në ditët në vazhdim do të publikojë edhe artikuj tjerë hulumtues ku do të shpalosen fakte tjera për doktorin Bujar Gjikolli, lidhjen e tij me Ukmaten dhe ministrin aktual Uran Ismaili, planet e tyre për të filluar një biznes së bashku…/Arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...