Google ADS

S’ka dialog pa heqje të taksës, Daçiq thotë se nuk mund t’i plotësojnë dëshirat e Kosovës

09:54 | 30 Prill 2019
V. S.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se takimi në Berlin nuk është një format i ri i dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi nuk ka dialog.

Daçiq ka theksuar se pozicioni i Serbisë është i pandryshueshëm dhe se njohja e Kosoës është një mision i pamundur, përcjell lajmi.net.

Ai vuri në dukje se takimi i thirrur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron ishte një përpjekje për ta ringjallur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ishin paralajmërime joshëse para së gjithash pasi njerëzi nuk ishin të informuar se cili ishte qëllimi. Nuk kishte rezultate spektakolare sa i përket fillimit të një raundi të ri të dialogut sepse dialogu nuk ekziston”, është shprehur ministri serb.

Daçiq ka theksuar se takimet e Merkel dhe Macron janë planifikuar me synime të mira dhe ka shtuar se Prishtina nuk po e kupton këtë.

“Problemet reale janë në Prishtinë. Prishtina do të vrasë dialogun, ata kanë nevojë për njohje. Nëse diçka nuk është në interes të Serbisë, Serbia kurrë nuk do të pranojë. Nga lista e tyre e dëshirave nuk ka asgjë”, ka thënë ai.

Sipas tij, pozita e Serbisë mbetet e njëjta derisa taksa të anulohet. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme