Sistemi i gjendjes civile në Prishtinë jashtë funksionit, krijohen radhë të gjata të pritjes

16:10 | 9 Gusht 2019
A. B.

Sistemi i gjendjes civile në Prishtinë që menaxhohet nga Agjensioni i Regjistrit Civil gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar.

Si pasojë, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes. Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar ndjesë për pritjet e gjata që janë krijuar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme