Sirianët votojnë në zgjedhjet lokale për herë të parë pas shtatë vjetësh

16:03 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info
Sirianët që jetojnë në zona të kontrolluara nga qeveria, kanë hedhur votën e tyre të dielën në zgjedhjet e para lokale që nga viti 2011, kur shpërtheu kryengritja kundër udhëheqjes së Presidentit Bashar al-Assad.

Shtatë vjet nga votimet e fundit, konflikti ka lënë të vrarë 360,000 persona, ka detyruar miliona të zhvendosen dhe ka shkatërruar ekonominë. Tani, trupat siriane kanë kthyer kontrollin e rreth dy të tretave të shtetit, pas fitoreve kryesisht në Damask dhe Sirinë jugore.

Më shumë se 6,550 qendra votimi u hapën të dielën në zonat e kontrollit qeveritar. Më shumë se 40,000 kandidatë do të garojnë për 18,478 ulëse në këshillet lokale administrative.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme