Sipas Thaçit, marrëveshja Kosovë-Serbi do të përfundojë me njohje nga Serbia

12:00 | 18 Shtator 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka bërë ftesë të gjitha partive politike dhe shoqërisë civile për të punuar bashkë për të përmbyllur procesin e bisedimeve.

Këto deklarata i bëri ai në një konferencë për media të thirrur në presidencë, shkruan portali arbresh.info.

Thaçi tutje ka shtuar potencuar se e gjithë mjegulla që po krijohet për destabilizim dhe ndarje të Kosovës do të largohet me arritjen e marrëveshjes Kosovë dhe njohje reciproke.

“Po e përsëris korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është rreth 430 kilometra. Dyshuesit e marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë po përhapin frikë për destabilizim dhe ndarje të Kosovës, por unë po e potencoj që në çdo rast do ta ruaj frymën e multietnicitetit. Janë këto mjegulla që shpërndaheshin edhe në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës e edhe kjo mjegull do të largohet me arritjen e marrëveshjes Kosovë -Serbi me njohje reciproke”, deklaroi ai.

Ai tha se askush nuk bën të shpresoj që do ta detyrojmë më forcë Serbinë për ta njohur Kosovën.

“Vetëm duke zhvilluar një debat gjithëpërfshirës neve na bën më përgjegjës në vendimmarrje. Kam zhvilluar takime me liderët rajonalë dhe nuk ka asnjë frikë të vendet fqinje nëse Kosova arrin marrëveshje, prandaj zërat se arritja e marrëveshjes destabilizon rajonin janë të paqëndrueshme. Marrëveshja paqësore në rast se arrihet do të jetë në përputhje me ato ndërkombëtare. Një marrëveshje e tillë siguron njohje nga Serbia, bashkimin e Luginës, por edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të të tjera”, tha tutje Thaçi.

“Jam i sigurt që gjithë spektri politik dhe bota akademike do të jenë pjesë e këtij diskutimi të marrëveshjes Kosovë-Serbi”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme