Sipas Surroit Kosova nuk ka konsensus për dialog me Serbinë

10:36 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Gazetari dhe publicisti Veton Surroi në një konferencë ndërkombëtare që u diskutua për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka treguar katër rrafshet negociator të Kosovës.

Ai ka përmendur se kanali i parë i negociatave është presidenti Hashim Thaçi i vetëm, i dyti kryeministri Haradinaj me anë të taksës, i treti grupi negociues i thirrur në kushtetutën dhe ligjet për dialog dhe kanali i katërt sipas Surroit mos pjesëmarrja e LDK-së dhe Vetëvendosjes në dialog, raporton arbresh.info.

“Kemi katër rrafshe negociatore të Kosovës. E kemi presidentin që është angazhuat në një platformë personale. Kemi me shumë se 2 vjet rrugën e presidentit pa përkrahjen e tjerëve. Kemi 4 muajt e fundit kryeministrin. Taksa nuk ka të bëjë me ekonomi por është krejtësisht politike. Kemi një grup negociator që është formuar. l ky është një kanal që veçohet nga presidenti dhe kryeministri nuk merret me çështjen e taksës, por përpiqet të krijoj një peshë më të madhe brenda kuvendit. Kemi LDK-në dhe Vetëvendosjen që nuk po marrin pjesë në këtë grup dhe kështu e formojnë një kanal më vete”, tha ai.

Sipas Surroit Kosova nuk ka konsensus për dialog me Serbinë.

“Përderisa në serbi ekziston një negociator i fort negociatorët në Kosovë nuk e kanë këtë fuqi dhe të drejtë. Duhet të fuqizohet delegacioni me unifikim të qëndrimeve”, tha ai.

Surroi ka thënë se kemi hyrë në një dialog të ri pa i diskutuar problemet e dialogut të vjetër.

Ai këto komente i bëri në konferencën ndërkombëtare të organizuat nga KIPRED dhe Riinvest./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme