Google ADS

Sipas KMDLNj-së, profesorët e UP-së s`kanë asnjë arsye për grevë

14:22 | 23 Janar 2019
V. S.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, konsideron  se profesorët e Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve tjera publike  siç thonë në këtë këshill ‘të formuara gjatë fushatave elektorale’ nuk kanë asnjë arsye të vetme për grevë, si reagim i skajshëm i pakënaqësisë sepse krahasuar me universitetet publike të rajonit, të ardhurat i kanë shumë të larta kurse përgjegjësinë e kanë minimale.

“Përveç se mungojnë në ligjerata dhe se si suflerë i dërgojnë asistentët e tyre , tipari kryesor dallues i shumicës së tyre është flirtimi dhe bashkëjetesa me strukturat politike të pushtetit , pavarësisht se cila apo cilat parti janë në pushtet. “ Nobelistët “ e Universitetit të Prishtinës , jo rrallë herë kanë qenë supermen të vërtetë duke punuar në , deri shtatë ( 7 ) vende pune!”.

Ky këshill thekson poashtu se i janë drejtuar prindër që , për shkak të grevës në çerdhet publike , janë detyruar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhet private dhe për këtë detyrohen të paguajnë mjete shtesë për faktin se ose duhet të paguajnë, ose duhet të mos shkojnë në punë.

“ Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon të mos paguajnë për shërbime që nuk u ofrohen , përkatësisht të mos paguajnë për çerdhe publike për aq kohë sa atë refuzojnë të ofrojnë shërbime . Dhe , nëse çerdhet kërkojnë kompensim për shërbimet që nuk i kanë ofruar dhe për këtë përdorin kërcënimin se do t’i largojnë këta fëmijë nga çerdhja , prindërit duhet të bëjnë padi te organet përkatëse”, thonë në KMDLNj, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme