Përçarjet e fundit mes koalicionit aktual qeverisës për taksën ndaj Serbisë ka lëkundur qëndrueshmërinë e këtij koalicioni. Analistët shohin përafrim të dy partive më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së, për lidhjen e një koalicioni të bashkëqeverisjes përmes presidentit Hashim Thaçi.
Ky takim është i dobishëm për Kosovën duke pasur parasysh proceset që është duke kaluar vendi dhe presionet e vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare, thotë analisti politik Blerim Burjani.
“Duket pashmangshëm një koalicion i ri qeverisës për këtë temë vetëm dy partitë e mëdha në vend PDK dhe LDK mund të zgjidhin problemin e krijuar prej taksës , në të kundërtën është e pamundshme të lëviz Kosova përpara për momentin. Ky koalicion dhe disa parti tjera duhet të vetëdijesohen në kohën e tashme për të ofruar zgjidhje të problemit”, tha ai.
Lidhja Demokratike po shihet si patericë për Partinë Demokratike. Analisti tjetër politik Faik Krasniqi thotë se presidenti Thaçi sa herë që ka pasur nevojë për të realizuar qëllimet e tij, e ka pasur LDK dhe Isa Mustafën që t’i zgjidhë problemet dhe lëmshet e krijuara.
“Kam frikë që vizita e Presidentit Thaçi në shtëpinë e Isa Mustafës, është bërë që LDK të bëhet pjesë e kësaj Qeverie. E kam paralajmëruar edhe më herët që LDK me shumë gjasa do të bëhet pjesë e kësaj Qeverie me PDK. Për mua nuk është për t’u çuditur nëse LDK bëhet pjesë e kësaj Qeverie, sepse edhe në të kaluarën ka qenë patericë e PDK-së. Kësaj here do të arsyetohen që do behën pjesë e Qeverisë për të mirën e Kosovës”, thotë Krasniqi për arbresh.info.
Sipas Krasniqit, nëse LDK i bashkohet PDK-së, do të pësoj rënie në zgjedhjet e ardhshme.
“Por për një gjë duhet te jemi të sigurte, se nëse edhe një herë behet pjesë e kësaj Qeverie ku është edhe PDK, ne zgjedhjet e ardhshme do te pësojnë debakël të thellë. Nëse nuk është e tepërt te them do zhduken nga faqja e dheut!”, tha ai.
Presidenti Hashim Thaçi në vazhdimësi i ka bërë thirrje subjekteve politike të jenë unike në fazën finale të dialogut, por atij i janë refuzuar ftesat për takime, nga partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje. Ato nuk e shohin legjitim ekipin aktual negociator, duke vlerësuar se legjitimitet do të kenë vetëm ata që do të dalin nga një palë zgjedhje të reja. Pavarësisht këtyre qëndrimeve, këtë javë kemi parë një takim ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të LDK-së Isa Mustafa, në kohën kur po thellohen ndasitë ndërmjet partnerëve të koalicionit rreth pezullimit të taksës ndaj produkteve serbe. M.Avdimetaj/arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet