Zyrtarë të lartë të SHBA-së kanë paralajmëruar palën kosovare dhe atë serbe se duhet të sakrifikojnë për ta arritur marrëveshjen finale. Një deklarim i tillë vlerësohet të jetë riparalajmërim për një kompromis të dhimbshëm Kosovë – Serbi, të cilin kohë më parë e kishin përmendur edhe presidentët e të dyja vendeve, shkruan sot gazeta Zëri.
Menjëherë pas fillimit të fazës finale të procesit të dialogut Kosovë – Serbi patën nisur edhe paralajmërimet për një kompromis të dhimbshëm mes Kosovës e Serbisë. Një gjë e tillë qe përmendur fillimisht nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq. Se do të kërkohet sakrificë për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve së fundmi kanë deklaruar edhe dy senatorët amerikanë.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren