Ata kërkuan që të njihet përvoja e punës për punëtorët e administratës shtetërore të cilët kanë punuar në bazë të Ligjeve të Republikës së Kosovës e të cilët janë larguar nga puna në okupimin serb, ashtu siç iu është njohur kjo përvojë mësimdhënësve.
Nëse nuk realizohen këto kërkesa paralajmërojnë greva në vendin e punës dhe protesta, ndërsa thonë se do ta paralizojnë administratën e shtetit.
Mursel Zymberi kryetar i kësaj Sindikate tha se shqetësimet janë mjaft të mëdha te të gjithë shërbyesit civil për projektligjin e pagave.
“Shërbyesit civil po ndihen të diskriminuar. Jemi të detyruar të marrim masa për nivel të barazisë. Është e turpshme që në sistemin e drejtësisë të rriten pagat tri herë më shumë se shërbyesve civil me përgatitje të njëjtë. Kjo tregon kapjen e shtetit nga ata që janë në pushtet. Sepse ka dallime të mëdha në paga”, tha Zymberi.
Ai ngriti shqetësimin tjetër për mos njohjen e përvojës së punës për të gjithë ata punëtorë të cilët mbrojtën kauzën kombëtare.
“Shqetësim tjetër mbetet mos njohja e stazhit të punës për ata punëtorë të cilët për një kauzë kombëtare lëshuan punën e sistemit të Serbisë, ndërsa ata të cilët pranuan në sistemin e administratës së Serbisë në vitet e 90-ta , institucionet e Kosovës paguajnë pensionin e plotë. Ky është më shumë se diskriminim”, theksoi Zymberi.
Sipas Zymberit ka vetëm tendencë të uljes së pagave në këtë sektor. Me projektligjin e ri 1000 euro është paga më e lartë, në këtë rast sekretari permanent, ndërsa paga e më e ulët e një nëpunësi civil 380 euro.
Kjo, sipas tyre është e papranueshme, kërkohet nivelim i njëjtë sikur në të gjithë sektorët tjerë. Remzije Zekolli, nënkryetare kësaj sindikate ka thënë se të enjten më 4 tetor punonjësit e komunës së Vushtrrisë do të protestojnë për shkak të projektligjit për paga që po konsiderojnë se është diskriminues.
Protesta do të mbahet prej orës 9 deri në orën 10. Edhe komuna tjera kërkojnë që shumë shpejt do të mbajnë protesta.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?