Termocentralet e Kosovës do të ndalen nëse Korporata Energjetike e Kosovës do të futet në Ligjin për paga.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica.
Llumnica ka thënë se është e papranueshme futja e KEK-ut në Ligjin për Pagat.
“Për ne si punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës është e papranueshme futja në këtë ligj për paga sepse ne e kemi buxhetin tonë që e krijojmë nga prodhimi i energjisë elektrike e jo prej buxheti të shtetit dhe në KEK nuk ka punëtorë të administratës apo shërbyes civil por janë punëtorë të minierës e të termocentralit”, ka thënë Llumica.
Ai ka shtuar se punëtorët e KEK-ut nuk mund të krahasohen me ata të administratave e shërbyeseve civil.
“70% e tyre nuk e shijojnë as pensionin pasi kushtet janë mjaftë të rëndë pa marrë parasysh se janë bërë investime për pajisje personale mbrojtëse dhe përkundër përdorimit të tyre nuk mund të iu iket rreziqeve në punë dhe kjo është arsyeja pse ne nuk mund të pajtohemi e të gjejmë punëtorë të punojmë për koeficientet që i kanë caktuar për administratën dhe shërbyesit civil”, ka thënë ai.
Llumica ka thënë se do të hyjnë në grevë dhe Kosova mbetet në terr nëse nuk e tërheqin KEK-un nga Ligji për paga.
“Ne i kemi bërë komentimin tonë më 25.07.2018 kur ka qenë koha për komentimin e projektligjit të sindikatës dhe kemi dëgjuar dhe kemi pa se dëshirojmë që edhe KEK-u të hynë në këtë projektligj për paga gjë që për ne është e papranueshme dhe do të hyjmë në grevë në rast se do të zbatohet. Në rast se vjen deri të greva ne do të hymë në grevë dhe Kosova të mbetet në terr e deshëm apo jo sepse edhe punëtorë nuk kemi të cilët rrezikojnë jetën e tyre dhe marrin sëmundje për pagën prej 239 euro”, ka shtuar ai.
Ai po ashtu ka shtuar se nuk kanë pas takim me Qeverinë nga 2017-ta por për kundërshtimet e tyre i kanë njoftuar.
“Ne kemi kërkuar më herët takimin me ministrinë dhe Qeverinë, jemi takuar me këtë të fundit vetëm më 7 tetor të vitit 2017 dhe me 6 janar të vitit 2016 atëherë kur është diskutuar për ngitje të pagave ndërsa për këtë projektligj nuk jemi takuar ende por e kemi dërguar me shkrim kërkesën tonë. KEK jep diku 30 milionë euro Qeverisë së Kosovës, 3 euro e paguan tonin e thëngjillit që e nxjerrim ndërsa në rajon është 30 cent dhe veç se i jep buxhetit të shtetit 30 milionë euro këta donë prapë me mbisundu me Ligjin për paga”, ka përfunduar Llumnica./arbresh.info/
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?