Komisioni për kompensimin e dëmit për personat e dënuar ose arrestuar pa arsye në përbërje prej gjyqtarëve Gyltene Sylejmani kryetare e Komisionit, me anëtarët Mejreme Memaj, Faton Bajrami si dhe Astrit Hoti si sekretar i Komisionit, kishin vendosur që me apo pa qëllim, Jeton Tahirit t’ia rrisnin ditët e qëndrimit në burg nga 259 në 1290 ditë.
Jeton Tahirit i ka takuar kompensimi prej 4 mijë e 405 euro, por hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” zbardh se si të njëjtit Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka paguar hiq më pak se 21 mijë e 620 euro.
Avokatja Hedije Ademi në xhirollogarinë e të së cilës janë transferuar të hollat ka thënë se ato të holla më pas ia kishte dorëzuar klientit të saj duke deklaruar se ndonëse e ka parë shumën e lartë të të hollave nuk ka dyshuar se KGJK-ja mund të ketë bërë ndonjë gabim gjatë përllogaritjes, përcjell Kallxo.com.
Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës e pranojnë që ka ndodhur një gabim por fajin e lënë “jetim”.
“Nuk ka person përgjegjës në këtë aspekt, gabimi është i gjithë Komisionit. Gjatë punës ndodhin gabime mirëpo nuk është gabim i qëllimshëm ngase Komisioni menjëherë posa është informuar lidhur me këtë lëshim i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për kthimin e mjeteve’’, thonë nga KGJK-ja./kallxo.com/
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...