Deri më tani sipas aktakuzës së përgatitur nga prokurori Blakaj, janë rreth 19 mijë persona të cilët kanë mashtruar dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke e përfituar kështu statusin e veteranit të luftës në mënyrë të jashtëligjshme dhe abuzive.
Por, ky skanad i cili ka përfshirë institucionet e Kosovës, duket se kalon kufijtë.
Informacionet e siguruara nga Dritare.net tregojnë se janë qindra, ndoshta edhe mijëra shqiptarë që tanimë kanë përfituar statusin e veteranit të luftës në Republikës e Kosovës, e si pasojë po trajtohen atje me pension të veçantë.
Burime të Dritare.net flasin për mashtrime të mëdha, në të cilët janë përfshirë shtetas nga Shqipëria dhe nga Kosova, që në bashkëpunim mes tyre kanë arritur që të falsifikojnë dokumente të rëndësishme me qëllim përfshirjen në skenën e përfitimit të pensionit të këtyre shtetasve.
Të njëjtat burime për Dritare.net, saktësojnë se për tu përfshirë në listën e veteranëve në Kosovë dhe për të përfiruar pension atje, qytetarët kryesisht nga zonat kufitare, Kukës-Has-Tropojë por edhe kosovarët, duhet të paguajnë një shifër që varion nga 2000 deri në 3000 euro.
Dritare.net ka pyetur mjaft persona në lidhje me këtë mashtrim, por marrja e informacioneve është mjaft e vështirë, pasi çdokush që ka një informacion të detajuar për këtë skenë mashtrimi është i përfshirë edhe vetë aty, dhe ka paguar për të falsifikuar dokumenta.
Por. çfarë po ndodhë në Kosovë me listat e veteranëve?
Gjithçka nis në vitin 2014 me miratimin e ligjit numër 04/L -261 “PËR VETERANËT E LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS” në të cilin sipas nenit 1, përcaktohen të drejtat në beneficione për Veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre, kriteret e kualifikimit për njohjen dhe realizimin e tyre si dhe procedurat administrative për realizimin e këtyre të drejtave, siç është përcaktuar në nenin 12 paragrafi 2. të Ligjit nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Menjëherë filluan aplikimet për përfitimin e statusit të veteranit, aplikime këto që me kalimin e muajve dhe viteve kaluan çdo pritshmëri, çka shqetësoi edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar i cili u bëri thirrje institucioneve të Kosovës të kenë kujdes në lidhje me shifrat e veteranëve, pasi sipas tyre ato janë të larta dhe shqetësuese.
FMN kishte kërkuar nga kryeministri i asaj kohe Isa Mustafa që të ketë kujdes me paratë që po i ndan për veteranët. Sipas këtij institucioni në buxhet ishin paraparë 60 milionë euro për këtë kategori, derisa shpenzimet mund të shkojnë deri në 100 milionë.
FMN në vazhdimësi pati kërkesa ndaj institucioneve lidhur me veteranët. Njëra ndër to ka qenë edhe nisja e zbatimit të Ligjit të ndryshuar të veteranëve dhe amendamentimin e Ligjit për invalidët e luftës, para se të përmbyllë programin me Kosovën.
Tanimë partitë politike, shoqëria civile por edhe ish-zyrtarë e zyrtarë të Kosovës kanë hedhur akuza të forta në lidhje me këto shifra dhe institucionet përkatëse, duke argumentuar se një mashtrim i madh mund të ketë ndodhur në Kosovë.
Çfarë parashikon ligji për “veteranët” gënjeshtarë
Sipas nenit 13 të ligjit për veteranët: “Çdo person, i cili me vetëdije, paraqet deklaratë jo të vërtetë (të rreme) apo prezanton dokumente të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të statusit të pjesëmarrësit të LÇK-së dhe të përfitimit të të drejtave dhe beneficioneve, të përcaktuara sipas këtij ligji, ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi lidhur me paraqitjen e deklaratës së rreme dhe falsifikim të dokumenteve.”
Nga ana tjetër sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 392 në të cilin gjen zbatimn neni 13 i ligjit të veteranëve, parashikon gjobë dhe burg deri në 1 vit.
Konkretisht neni 392 pika 1 e Kodit Penal të Kosovës thotë: “Pala, dëshmitari, eksperti në cilësi të dëshmitarit, përkthyesi apo interpreti i cili në procedurën gjyqësore, ne procedurën për kundërvajtje, ne procedurën administrative, ne procedurën para noterit publik ose ne procedurën disiplinore jep deklarate te rreme dënohet me gjobe dhe me burgim deri në një (1) vit.”
Gjithashtu po në këtë kod, në nenin 392 pikat e tjera ashpërsojnë dënimin.
Kështu sipas pikës 2 të këtij neni, nëse deklarata e rreme merret si bazë për vendimin përfundimtar, në procedurë, siç ka ndodhur me listat e veteranëve, të cilët tanimë janë përfshirë në statusin e veteranit kryesisht dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tri (3) vjet.
Por nuk mbaron me kaq, pasi 19 mijë persona, përfshirë edhe shtatas shqiptarë mund të dënohen deri në 5 vite burg, pasi pika 3 e nenit 391 thotë se: “Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me pasoja të rënda, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.”
Në lidhje me këtë nen, pasoja të rënda mund të konsiderohen shpenzimet e buxhetit të shtetit të Republikës së Kosovës, pasi për 1 vit 19 mijë persona i kushtojnë buxhetit të shtetit plotë 39 milionë euro. /Dritare.net/.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...