Janë bërë dy dekada që kur heroi i kombit Agim Ramadani, ishte vrarë në luftë frontale në Betejën e Koshares.
Ai, ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro – shqiptar, në Koshare, në prill të 99-të.
Por, si e mori Agim Ramadani nofkën Katana?
Këtë e tregon Hisen Berisha, që është një nga udhëheqësit e kësaj beteje.
“Nofkën katana e ka marr, prej një shpatë e njohur si katana, se edhe ai u kanë si shpatë, i ka pre senet”.
Por, përveç aftësive luftarake të Agimit, ai njihej edhe si piktor e poet, që jo rrallëherë i motivonte shokët e luftës.
Madje Hisen Berisha, i kujtohet një nga fjalët e Ramdanit që ishte motiv për luftëtarët e UÇK-së.
“Kur jena hi në filan vendin, e ka lëshu Agimi atë shikimin, dhe e ka thënë fjalën e njohur “Ja vlen me vdekë, vetëm për emrin Kosovë”.
Se një poet e piktor, mund të ishte edhe luftëtar i zoti, në fillim, dikujt nuk ja kishte mbushur synin.
‘Në fillim, kur thojshin poet e sene, nuk ma ka mbush synin, por me pas…”
Madje Quni, tregon edhe mënyrën se si e kuptoi, që shoku i tij i luftës, kishte rënë në betejë.
“E kam kuptu kur nuk është përgjigj në radio lidhjet qe i përdorshim”.
Agim Ramadani, kishte rënë heroikisht me 11 prill të vitit 1999, gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në kufirin shqiptaro – shqiptar.
Ndryshe, për ndër të 20 vjetorit të heroit Agim Ramadani, është organizuar edhe një akademi përkujtimore në Teatrin e Kosovës./T7
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...