Google ADS

Si do të jetë moti në Kosovë të enjten

23:15 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të enjten.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në viset e ulëta në anën tjetër, do të ketë edhe mjegull.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1 gradë Celsius, deri në 6, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 12 gradë Celsius.

Në mëngjes do të ketë reshje të dobëta bore, vende-vende të përziera edhe me shi.

Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira, e në mbrëmje priten kthjellime.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme