Google ADS

Shyqyri Haxha: Kontratën me z-mobile e kam gjetë të gatshme

11:42 | 10 Qershor 2019
A Z

Ish-kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha të hënën është intervistuar nga Komisioni hetimor parlamentar në lidhjen në gjendjen ne PTK dhe Vala.

Haxha ka thënë se kontrata që po konsiderohet si më e dëmshmja ne Telekom, ajo me z-mobile ka qenë e përfunduar kur ka marrë pozitën e kryeshefit, shkruan arbresh.info.

“Unë kur kam ardh në krye të PTK-së çdo gjë ka qenë e përfunduar për marrëveshjen ne z-mobile kur kam ardh në PTK nuk e kam njohtë asnjë njeri ne PTK dhe fillimisht jam njoftuar me anëtarët e Bordit”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se është i pastër për çdo kontratë në PTK.

“Asnjë njeri nuk mund të thotë se ka bërë kompromis me Shyqyri Haxhen sepse asnjëherë për asnjë tender nuk kam kërkuar e as nuk kam marrë para”, ka shtuar ai.

Haxha ka shtuar se vazhdimisht ka pas presion nga Bordi i Telekomit ne krye të se cilit ka qenë Rexhë Gjonbalaj.

Teksa ka shtuar se për kontratën me z-mobile i është thënë se nuk mund ta ndalë pasi as nuk e ka nisur.

“Me ekipe të z-mobile kemi pas takime deri 6-7 ore, unë kam kërkua që të nder prehet kontrata ndërsa më është thënë se nuk mundesh me e ndal pasi ti as nuk e ke nis. Unë kam qenë vet dhe jam ballafaquar me ta, kam hy ne betejë i papërgatitur dhe me besimin ne Zot kam pas sukses”, ka shtuar ai.

E javë më parë ne raportim para të njëjtin Komision, ish krye shefi tjetër i PTK-së, Adnan Merovci ka deklaruar gjithashtu se ka pas presion nga anëtarët e Bordit për të nënshkruar kontratën me Z-mobile.

Ai po ashtu ka deklaruar se ka nënshkruar një para kontratë dhe menjëherë ka dhënë dorëheqje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme