Google ADS

Shurdhaj: Unë nuk marr përgjegjësi, listat na kanë sjellë komandantët

18:52 | 14 Shtator 2018
Arbresh.info

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve.

Në këtë listë është edhe Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Ai ka treguar se nuk ka qenë i informuar për aktakuzën dhe këtë lajm e ka marrë nga rrjetet sociale.

Shurdhaj më tej thotë se para drejtësisë duhet të vihen personat që kanë fryrë numrat, duke mos mohuar një fryrje të numrit të veteranëve. Ai ka theksuar se komisioni nuk ka bërë vlerësimin, por ka marrë listën nga komandantët dhe brigadat.

“Për këtë aktakuzë nuk na kanë kontaktu dhe lajmin e mora përmes rrjeteve sociale. Unë nuk kam fryrë asnjë listë sepse ne nuk kemi vlerësuar as për dëshmorët dhe as invalidët. Për fryrje të listave nuk marr përgjegjësi. Janë komandantët dhe zonat ata që duhet të tregojnë. Ne si komision na kanë ardh numrat nga brigadat, listat si për dëshmorë ashtu edhe për veteranë, sa kanë qenë në Gjakovë, sa kanë qenë në Deçan e kështu me rradhë. Nuk është përfundu procesi, nuk është nënshkru procesi. Ne nuk kemi nënshkru numër përfundimtar të veteranëve dhe ne do të bashkëpunojmë me drejtësinë. Shteti i Kosovës, policia, prokuroria e di se ku janë fry numrat, une nuk flas sepse përfaqësoj invalidët, do të flasim në gjykatë dhe do ja lojmë kohës, do flasin pasi te hetohen rastet, ata që kanë bërë këtë do të japin llogari”, ka thënë Shurdhaj./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme