Nuk është dhënë fjala përfundimtare në gjykimin ndaj deputetit Naser Osmanit, i cili së bashku me 7 persona tjerë po akuzohet në lidhje me privatizimin e fabrikës “Fan” në Podujevë.
Fjala përfundimtare e paraparë për sot ka dështuar për shkak se prokuroja, Fikrije Fejzullahu, nuk kishte arritur të përgatitet për fjalën të. Ajo ka kërkuar më shumë kohë që të analizojë marrëveshjen e zotimeve, e cila ishte përkthyer në gjuhen shqipe.
Marrëveshja në fjalë ishte dërguar për përkthim dhe për shkak se nuk u kishte arritur të gjitha palëve me kohë, prokuroja nuk kishte arritur që të përgatitej për fjalën përfundimtare.
Gjykimi për privatizimin e fabrikës “FAN” është njëri nga rastet e shenjëstruar për liberalizimin e vizave.
Në këtë rast gjyqësor, Naser Osmani bashkë me 6 persona të tjerë po gjykohen në lidhje me privatizimin e fabrikës “Fan” në Podujevë.
Në kohën për të cilën akuzohet, deputeti Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Përveç tij, pjesë e gjykimit janë edhe Bahri Shabani, Melita Ymeraga, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu dhe Adrian Kelmendi (të gjithë zyrtarë të AKP-së), si dhe biznesmeni Agim Deshishku si blerës i fabrikës “Fan”.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...