Gjyqtarët e Pallatit të Drejtësisë në Hajvali do të përballen të mërkurën me kërkesën e protestuesve për lirimin e Sylejman Selimit, ish-komandantit të UÇK-së, i dënuar për krime lufte.
Thirrje për protestë po bëjnë ish-luftëtarë të UÇK-së si dhe bashkëvendas të ish-komandantit Sylejman Selimi. Sipas njoftimit, protesta organizohet në orën 12.
Ka disa vite që gjendet në burg bashkë me disa ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së, të dënuar në një proces të gjatë i njohur si “Drenica 2”. Dënimi për të është kontestuar nga avokatë e ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare.
Por disa vite pas përfundimit të luftës, dikush ka vendosur që t’i tregojë disa detaje për luftën të cilën e ka bërë ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi.
Bashkim Mustafa, vendas i Sylejman Selimit, përmes një letre publike ka dhënë detaje rreth kohës së luftës.
“Kam qenë i ri në moshë në vitet 1997/1998 por e mbaj mend që në fshatin tim të lindjes, Açarevë, për çdo ditë takonim njerëz të panjohshëm të cilët na e bënin pyetjen e njëjtë: Ku është shtëpia e Sulltanit – Sylejman Selimit? Ata vinin për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adresa e UÇK-së ishte shtëpia dhe familja e gjeneral Sylejman Selimit”, ka shkruar Mustafa.
Bashkëvendësit e Selimit dhe ish-luftëtarët nesër (19 shtator), do të protestojnë për të kërkuar lirimin e ish-komandantit të UÇK-së.
“Çdo qytetar i Kosovës që sadopak e don lirinë e vet, vendin e vet, shtetin e vet… ndihet shumë keq për këtë padrejtësi ndaj Gjeneralit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Por askush nuk duhet të hesht. Të ngritemi të gjithë në këmbë për drejtësi. Të mblidhemi të gjithë në Protestën për Lirinë e Gjeneral Lejtënant Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij, të Mërkurën, 19 shtator, ora 12:00, para Pallatit të (Pa)Drejtësisë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Bashkim Mustafës, bashkëvendës i Sylejman Selimit.
Ky është njoftimi i plotë i Bashkim Mustafës, bashkëvendës i Sylejman Selimit
Kam qenë i ri në moshë në vitet 1997/1998 por e mbaj mend që në fshatin tim të lindjes, Açarevë, për çdo ditë takonim njerëz të panjohshëm të cilët na e bënin pyetjen e njëjtë: Ku është shtëpia e Sulltanit – Sylejman Selimit? Ata vinin për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adresa e UÇK-së ishte shtëpia dhe familja e gjeneral Sylejman Selimit.
Kishte mjaft njerëz që rrinin për ditë të tëra në Açarevë dhe nuk ktheheshin prapa pa u armatosur dhe rreshtuar për luftën që tashmë ishte përhapur në Drenicë. Emri i Sylejman Selimit dëgjohej kudo. Ishte bërë sinonim i luftës që ngadalë po përfshinte tërë Kosovën.
Unë kisha dëgjuar dhe i kisha parë vetë Ushtarët e parë të Lirisë në vendlindjen time dhe emblemën e UÇK-së në krahët e tyre, shumë kohë para fillimit të luftës së përgjithshme.
Sot, rreth 20 vjet pas çlirimit të vendit, Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Gjeneral Lejtënant Sylejman Selimi mbahet i burgosur pa asnjë fakt të vetëm. Mbahet në burg madje edhe pa vendim valid të gjykatës!!!
Është turp për drejtësinë/gjyqësorin tonë, është turp për klasën politike që kanë ndërtuar shtet ku burgoset përmes proceseve të montuara luftëtari dhe komandanti i madh Sylejman Selimi. Burgosen çlirimtarët nga drejtësia që është në shërbim të politikave të ndyta.
Çdo qytetar i Kosovës që sadopak e don lirinë e vet, vendin e vet, shtetin e vet… ndihet shumë keq për këtë padrejtësi ndaj Gjeneralit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Por askush nuk duhet të hesht. Të ngritemi të gjithë në këmbë për drejtësi.
Të mblidhemi të gjithë në Protestën për Lirinë e Gjeneral Lejtënant Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij, të Mërkurën, 19 shtator, ora 12:00, para Pallatit të (Pa)Drejtësisë në Prishtinë.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...