Shtohen pasagjerët e trenave në Kosovë

14:11 | 30 Tetor 2018
V. S.

Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, transporti hekurudhor ka shënuar rritje vitin e fundit në Kosovë.

ASK ka publikuar raportin për statistikat e transportit dhe telekomunikacionit për tre mujorin e tretë të këtij viti.

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 33 mijë, krahasuar me tremujorin e njëjte të viti të  kaluar (TM3 2017), ku numri i udhëtarëve është rritur për 41.90%.

Ndërsa  transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2018 ishte 93 mijë tonë.

Gjithashtu rritje ka shënuar edhe transporti ajror, ku sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e tretë të vitit 2018, ka pasur 2 mijë e 542  fluturime  ose 6.63% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa , numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet udhëtimi gjatë këtij tremujori ishte rreth 721 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ku ka një rritje për 11.81%./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme