Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, transporti hekurudhor ka shënuar rritje vitin e fundit në Kosovë.
ASK ka publikuar raportin për statistikat e transportit dhe telekomunikacionit për tre mujorin e tretë të këtij viti.
Në tremujorin e tretë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 33 mijë, krahasuar me tremujorin e njëjte të viti të kaluar (TM3 2017), ku numri i udhëtarëve është rritur për 41.90%.
Ndërsa transporti i mallrave me tren në tremujorin e tretë të vitit 2018 ishte 93 mijë tonë.
Gjithashtu rritje ka shënuar edhe transporti ajror, ku sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e tretë të vitit 2018, ka pasur 2 mijë e 542 fluturime ose 6.63% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa , numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet udhëtimi gjatë këtij tremujori ishte rreth 721 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, ku ka një rritje për 11.81%./kallxo.com/
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...