Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, mjetet për transfere janë ndarë në pensione dhe kompensime, ndihmat dhe shërbimet sociale, pensionet dhe kompensimet e luftës.
Pjesa më e madhe e mjeteve të lartpërmendura apo rreth 64 për qind shkojnë për pensione dhe kompensime, pastaj renditen për pensionet dhe kompensimet e luftës me rreth 25 për qind dhe mjetet për ndihma dhe shërbime sociale sillen në mes 10 dhe 11 për qind të mjeteve të dedikuara për to.
255 milionë euro për pensione dhe kompensime
Rreth 80 për qind e këtyre mjeteve shkojnë për pensionet bazë dhe atyre kontribut-dhënëse. Janë 12-të kategori të pensioneve në të cilat janë paraparë të transferohen 255 milionët e sivjetmë: Për pensione bazike 115 milionë euro, pensionet për personat me paaftësi 20 milionë euro, Pensionet e hershme (Trepça) 4.3 milionë euro, pensionet e parakohshme (TMK) 2.6 milionë euro, Pensionet bazë-kontributdhënësit 89.9 milionë euro, pension invalidor i punës 1.8 milionë euro, pension familjar 2.9 milionë euro, për paraplegjikë dhe tetraplegjikë 1.4 milionë euro, Ligji për të verbrit 5.5 milionë euro, pensionet e pjesëtarëve të FSK-së 1.3 milionë euro, financimi i deputetëve të viteve 90-ta 0.3 milionë euro, kompensimi për të burgosurit politik 10.5 milionë euro.
Miliona për ndihma sociale
Për ndihmat dhe shërbimet sociale, për sivjet pritet të shpenzohen 41.5 milionë euro gjithashtu edhe 3.8 milionë euro të tjera për agjencinë e punësimit.
Janë 31.3 milionë euro të cilat shpenzohen për skemat e asistencës sociale, për shërbime sociale 4.5 milionë euro, provizionet bankare për rastet sociale 1.2 milionë euro, pagesa komunale për raste sociale. Gjithashtu shteti planifikon të shpenzojë edhe për agjencinë e punësimit 3.8 milionë euro.
Në Kosovë janë 26 mijë familje me mbi 106 mijë anëtarë të cilët përfitojnë vetëm nga skema e asistencës sociale.
Pensionet për veteranë dhe kompensimet e luftës
Për pensione dhe kompensimet e luftës, shteti shpenzon 97.7 milionë euro. Ku 60 për qind e këtyre mjeteve shkojnë për veteranët e luftës dhe rreth 39 për pensionet e invalidëve të luftës.
Shprehur në vlera, për pensionet e invalidëve të luftës shpenzohen 38 milionë euro, për veteranët sipas Ligjit për Veteranë shkojnë 58.7 milionë euro gjithashtu edhe për zbatimin e Ligjit për 04/L-054 për V.Dh.S (viktimat e dhunës seksuale) shpenzohen 1 milionë euro.
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...