Shteti “harron” pensionet e personave me aftësi të kufizuara

08:08 | 5 Mars 2019
V. S.

Pavarësisht që pati rritje të pensioneve të pleqërisë dhe për kontribut dhënësit, për personat me aftësi të kufizuar nuk pati një zgjidhje.

Bahri Xhaferi, udhëheqës i Departamentit të Pensioneve nga Ministria e Mirëqenies Sociale, ka thënë se për personat me aftësi të kufizuar nuk ka qenë e parapamë që të ketë rritje të pensioneve.

“Nuk ka qenë e parapamë që të ketë ngritje për personat me aftësi të kufizuar, dhe as e plasume informatë në opinion që do të ketë rritje”, thotë Xhaferi për arbresh.info.

Ndërsa Faruk Kukaj nga HandiKOS, Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara, thotë se për personat me aftësi të kufizuar ende nuk është marrë ndonjë vendim.

“Disa i kanë ngrit, disa jo. Por, për ne si duket ende nuk është marrë ndonjë vendim”, ka thënë Kukaj për arbresh.info.

Ndryshe, Numri i përgjithshëm i pensionistëve në vend është rreth 170 mijë, prej tyre 125 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, që marrin nga 75 euro në muaj, ndërsa 45 mijë janë kontribut pagues./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme