Shtetet e Bashkuara të Amerikës Bashkuara janë të trazuara nga vendimi i qeverisë për të rritur taksën për 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, shkruan arbresh.info.
“Shtetet e Bashkuara janë të trazuara nga vendimi i qeverisë për të ngritur barrierat tregtare. Ne nuk shohim se si përfiton Kosova nga këto masa,” thonë për arbresh.info në ambasadën amerikane.
ShBA fuqishëm nxitë tërheqjen e vendimit, dhe sipas tyre dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
“Ne fuqimisht nxisim që përqëndrimi të rikthehet te interesat thelbësore të Kosovës – e ardhmja e saj evropiane dhe një marrëdhënie e normalizuar me Serbinë. Tarifat shpërqëndrojnë pa nevojë nga këto qëllime, dëmtojnë pozitën ndërkombëtare, dhe kanë ndikim negativ në qytetarët. Edhe pse shumë zhgënjyes, votimi në INTERPOL nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së angazhimit konstruktiv ndërkombëtar,” thonë më tej në ambasadë.
Ata i bëjnë thirrje krerëve të shtetit që të ulin tensionet që ka prodhuar vendimi i qeverisë.
“Bëjmë thirrje në udhëheqësit që të ulin tensionet, që të promovojnë një ambient të qetë, dhe që të kërkojnë një momentum përpara lidhur me çështjet që do të bijnë përparim dhe stabilitet për të gjithë qytetarët,” thonë për arbresh.info në ambasadë.
Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendimin për rritjen e taksës 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Po ashtu, është ndaluar shitja e produkteve me etiketim “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kos Rezoluta 1244”, që kanë prejardhje nga Serbia, dhe produkte të Serbisë që në përshkrim kanë vetëm emra të qyteteve të Kosovës.
Ky vendim pasoi reagimin e ashpër edhe të përfaqësuesve tjerë ndërkombëtar si Austrisë, Britanisë së Madhe dhe vetë Bashkimit Evropian.
Një ditë më parë, vendimin për heqje e produkteve e kanë kundërshtuar edhe serbët e Kosovë, përmes protestave nëpër komunat ku ata janë shumicë.
Një ditë pas vendimit, mbi 20 maune janë kthyer në Pikë Kalimin Kufitar në Merdare, me produkte të Serbisë, duke mos dashur të paguajnë taksën e vendosur, derisa të premtën asnjë maune nuk është parë në Merdare./arbresh.info/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Përshkrimi i “Daily Express”: Shqipëria, vendi i vogël evrop...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së