Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar e ka miratuar një rezolutë përmes së cilës parashihej që nga viti 2019 të ndahen shtesa prej 10 eurove për fëmijët në Kosovë. Por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Musa Demiri, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në MPMS thotë se, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Po ashtu ai ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë vendim rreth kategorizimit.
“Ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. E sa i përket kategorizimit të fëmijëve se cilët do të marrin shtesa është një procedurë e gjatë e që ende nuk ka filluar, por për të gjitha do të informohen edhe opinioni sapo të merret ndonjë vendim”, ka thënë Demiri.
Haxhi Avdyli deputet i LDK-së dhe anëtar në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë zhvillim apo iniciativë në komision.
Sipas tij kjo iniciativë ka qenë vetëm për të fituar poenë politikë.
“Kjo iniciativë më shumë është populiste dhe për të fituar poenë politikë të momentit, si duket po shkrihet si flluskë. Asgjë konkrete nuk ka as nga Qeveria e as nga iniciatori i saj. Si duket iniciuesit plot pompozitet janë të zënë me punësime familjare e politike sa e kanë harruar të tërën. Deri tani nuk ka pasur një bisedë apo iniciativë drejt komisionit apo gjetkë”, tha Avdyli.
Për sociologun Leutrim Sahiti, investimi për gjeneratën e re duhet të jetë shumë më e madhe.
“Shteti për të nxitur lindjen e fëmijëve duhet që të këtë programe të veçanta për të ndihmuar familjet në rritjen e fëmijëve, kujdesin e shtuar shëndetësor, pajisjen e Qendrave të njësive familjare me aparate dhe medikamente që mundësojnë ruajtjen e shëndetit të fëmijëve, pastaj hapjen e më shumë Institucioneve parashkollore për fëmijët e prindërve që punojnë dhe që nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për fëmijët e tyre, uljen e kostos dhe shtimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në këto Institucione Iniciativa e deputeteve të Kuvendit të Kosovës për pagesë të shtesave për çdo fëmijë nga mosha 0-16 vjet është politikë e promovimit të rritjes së natalitetit të vend por edhe e rritjes së mirëqenies së fëmijëve. Si iniciativë është e mirëseardhur dhe konform politikave të shumë shteteve të BE-së, por niveli i shtesave është shumë i vogël dhe kështu tregon se sa jemi të përkushtuar ne për gjeneratën e re, në fakt investimi për gjeneratën e re duhet të jetë shumë ma i madh”, thotë ai për arbresh.info.
Tutje ai vlerëson se shtesat duhet të jenë që nga lindja e deri tek mosha 18 vjeçare. E që sipas tij duhet të bëhet një analizë e nevojave dhe sipas tyre të caktohet vlera e shumës.
“Shtesat për fëmijë duhet të jenë që nga lindja e deri tek mosha 18 vjeçare, kurse shuma duhet të jetë më e lartë dhe caktimi i vlerës së shumës është dashur të jetë konform nevojave që kanë fëmijët, pra është dashur që të këtë një analizë të nevojave dhe sipas tyre të caktohet edhe vlera e shumës. Sa i përket zvogëlimit të vlerës së shumës, për fëmijën e dytë e tutje, në fakt është dashur të jetë e kundërta, pra te kemi rritje të vlerës së shumës për secilën lindje. Në këtë mënyrë ne do të promovojmë rritjen e natalitetit në vend”, përfundoi Sahiti.
Megjithatë, shtesa prej 10 euro në muaj për fëmijët në Kosovë është konsideruar e pamjaftueshme për nevojat elementare për rritjen e tyre, duke pasur parasysh standardet ekonomike në vend./A.Zeka/Arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’