Shtatorët e Fehmiut dhe Xhevës vendosën në Sheshin e Drenasit

01:12 | 19 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Sot në orët e mbrëmjes sotme kanë arritur në Drenas shtatorët e heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xheva Krasniqi Lladrovci.

Shtatorët e  heronjve janë vendosur në Sheshin “Fehmi LLadrovci”.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka theksuar se Drenasit, Drenicës dhe kombit, iu kthyen Heroi dhe Heroina! “Sonte, u vendosën në shesh, pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz”.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Drenasit, Drenicës dhe kombit, iu kthyen Heroi dhe Heroina! Sonte, u vendosën në shesh, pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz.  Drenica është më e bukur me Juve, Baca Fehë e Dada Xhevë! Të pavdekshëm në zemrat e mendjet tona! Lavdi e përjetshme Heroi Fehmi Lladrovci! Lavdi e përjetshme Heroina Xhevë-Krasniqi-Lladrovci!

Të ngjashme