Zgjedhjet e reja për komunat veriore, po shihen si shpresë për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në këtë pjesë të Kosovës.
Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Zveçan, Lavdim Peci, thotë se banorët shqiptarë prej zgjedhjeve të fundit të mbajtura, vazhdojnë të jenë të diskriminuar.
Partia e ish-liderit serb, Oliver Ivanoviq, i cili u vra para zyrave të tij në Mitrovicën e Veriut, po e pret vendimin e Beogradit bashkë me Listën Serbe, për të vendosur nëse do të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve, raporton KTV.
“Koha është shumë e shkurtër, situata nuk ka ndryshuar që nga zgjedhjet e shkuara – e dini si kanë qenë zgjedhjet e kaluara, çfarë presioni kishim dhe si zhvillohej procesi. Deri më tash nuk ka ndryshuar asgjë. Kërkojmë kushte më të mira të sigurisë. Garanci që të mund të gjithë të dalin lirshëm e të votojnë”, ka thënë Ksenija Bozhoviq nënkryetare e Iniciativës Qytetare Serbe.
Nga ana tjetër, disa prej banorëve serbë janë për daljen në këto zgjedhje, e disa të tjerë kundër.
“Po normalisht që do të dal. Është obligim qytetar dhe do të votoj për përfaqësuesit e mi e të shohim cili do të fitojë”, thotë një qytetar.
“Unë nuk e kam ndërmend të dal, por pres që gjithçka të shkojë mirë”, thotë një tjetër.
Një ditë më parë presidenti Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës.
Ato do të mbahen më 19 maj.
Kryetarët serbë të këtyre komunave kishin dhënë dorëheqje nga postet e tyre nëntorin e vitit të shkuar, pas vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë.
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99