Në lidhje direkte për emisionin “Open” nga Kosova, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje më një deklaratë të tij gjatë takimit, ku u shpreh për bashkimin Kosovë-Shqipëri në 2025.
Disa pjesë të fjalimit të Ramës për një bashkim hipotetik, sipas kryeministrit janë keqinterpretuar, pasi diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në BE.
“Faleminderit për kujtesën, por e kam thënë për në Bashkimin Europian. E kam thënë aty dhe është bashkim në qasje strategjike. Bashkim idesh, bashkim projektesh dhe pushteteve tona dhe bashkim në kontekstin e Bashkimit Europian. Është mesazh bashkëpunimi afatgjatë, për të shmangur situata si ajo e pak kohe më parë, kur u ndamë në patriotë e tradhtarë, e ata që donin ta shisnin e të tjerë që donin ta blinin”, tha Rama duke ju referuar debatit për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Serbinë.
Ndërkohë, shefi i qeverisë rezervoi sërish një “kërcënim” për BE-në, teksa theksoi se askush nuk duhet që ta marrë tolerancën si të Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës, si dobësi.
Rama shtoi se vetë KE ka deklaruar se reforma në drejtësi e Shqipërisë është për t’u marrë si shembull, edhe nga Serbia.
“Vetë KE e ka shprehur në mënyrë të përsëritur se Reforma në Shqipëri është një model për të gjithë rajonin, ku përfshihen edhe Mali i Zi dhe Serbia. Për mua është e rëndësishme që të skandalizohet kushdo në raport me të vërtetën. Ngitja e taksës me 100% është një përpjekje për “t’u ngulur gishtat në sy” atyre që nuk shohin të vërtetën. U kërkohen qiqra në hell, dhe kur realizohen ato i thonë s’keni plotësuar ende kushtet. Anëtarësimin në BE e shikojmë si një proces për të mirën e fëmijëve tanë. Por çdo përpjekje jonë për tolerancë nuk duhet të merren për dobësi”, u shpreh Rama.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...