Shpërthen një bombë në Pejë, policia flet për dyshimet e para

07:27 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Një mjet i dyshuar është gjetur në banjën e Pejës dje rreth orës 14:00, i cili ka shpërthyer rreth orës 21:00.

Një shpërthim nën kontrollin e njësive të Policisë së Kosovës dhe një ekipit të KFOR-it, ka ndodhur rreth orës 20:00 në “Banjë të Pejës”.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtari për media i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ka thënë se fillimisht ishte lajmëruar nga një person për një mjetë të dyshimtë rreth orës 14:40. Më pas Sipas tij është vërtetuar për mjetin e dyshimtë, ku Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in kanë bërë shpërthimin e këtij mjeti.

“Rreth orës 14:40 një person gjatë pastrimit në park ka lajmëruar se ka vërejtur një mjetë të dyshimtë dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe ka bërë sigurimin e vendit ku dyshohej për mjetin shpërthyes”, ka thënë Ibra për Insajderin.

“Rreth orës 20:50, aty ka kanë shkuar njësit përkatës së bashku me një patrullë të KFOR-it ku kanë bërë shpërthimin e këtij mjeti, ka kaluar pa ndonjë incidentit vetëm është bërë shpërthimi i atij mjeti”, ka deklaruar Ibra.

Sipas tij dyshimet mund të jenë se ndonjë person e ka hedhur aty, apo mund të ketë mbetur që nga koha e luftës.

“E ka hedh dikush aty, apo mund të ketë qetë edhe nga koha e luftë, ku e kanë hasur punëtorët që ishin duke pastruat aty”, ka deklaruar Ibra.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme