Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë ditës së 8 Majit ka marrë pjesë në një diskutim të hapur që është mbajtur në rrugën “Rexhep Luci”. Diskutimi ishte për qytetin, i quajtur “E drejta për qytetin”.
E gjitha kjo mbahej në disa struktura hekuri me ngjyrë të verdhë që janë vendosur gati tash e një javë në rrugën “Rexhep Luci”, Paviloni i Verdhë, që këtë emër e ka marrë pas vrasjes së drejtuesit të planifikimit në Prishtinë pasluftës, arkitektit Rexhep Luci. Ky i fundit humbi jetën duke e mbrojtur qytetin nga degradimi, që sot ka kapur kuotat e larta të degradimit në ndërtim.
Pasi pat një diskutim nga panelistë se si Prishtina është degraduar, nga pjesa e publikut foli i pari i këtij qyteti, Shpend Ahmeti. Ai tha se ka shumë probleme dhe se të gjitha diskutimet publike që mbahen, vetëm një gjë kërkohet nga qytetarët: rritja e koeficientit të ndërtimit.
Duke u bërë më praktik dhe “militar” në zgjidhje, ai tha se Prishtinës i duhet monetarium në qytet, por kjo do ta bënte atë të ishte në burg apo i vrarë.
“Duhet me bo moratorium. Me blloku krejt ndërtimin në qytet në Prishtinë edhe me drejtu krejt kah Prishtina e Re. E nëse e bëj këtë: ose do të jem i vrarë, ose në burg”, ka qenë fjala e të parit të Prishtinës, raporton Ndërtimi.info.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti më tej tregoi se 2.5 miliardë euro janë investuar në ndërtim e 150 milionë në infrastrukturë.
“Krejt legjislacioni jonë ka në fokus pronën private. Me ligj të urbanizmit duhet të përgjigjemi për 40 ditë për një leje. Ku në Evropë duhet të përgjigjesh për leje për objekt 20 kat për 40 ditë. Për 13 vjet kemi shti 2.5 miliardë euro në ndërtim në Prishtinë. Në infrastrukturë 150 milionë në infrastrukturë. Jemi mbrapa me infrastrukturë, me kanalizim, me ujësjellës. Unë kam në Prokurori mbi 5 kallëzime penale për mos-dhënie të lejes. Në qytet ka grupe të interesit dhe duhet me gjet balancë mes bizneseve dhe qytetarëve. Intervenimet si kjo duhet të bëhen për me shkaktu debat. Mendoj që duhet t’i mbyllin disa rrugë në qytet. Kërkesa është me bo sa më shumë parkingje”.
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...