Shpend Ahmeti jep një lajm të mirë për qytetarët që paguajnë taksë në Stacionin e Autobusëve

17:29 | 6 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bërë të ditur se që nga java e ardhshme qytetarët në stacionin e autobusëve nuk do të paguajnë taksën prej 0.10 centëve, 50 centëve dhe 1 euro.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se gjatë javëve në vijim bordi i Stacionit të Autobusëve do të merret edhe me adresimin e shumë ankesave për parregullsi në administrim.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Pas marrjes në administrim të plotë të Stacionit të Autobusëve nga koalicioni qeverisës në Prishtinë, aksionarët e ri të Stacionit të Autobusëve të Prishtinës kanë kërkuar nga bordi i ri që të shfuqizohet vendimi për taksen që qytetarët paguanin për të hyrë në stacion e që ka qenë në tri nivele, 0.10, 0.50 dhe 1 euro.

Presim që ky vendim të merret në fillim të javës tjetër dhe që duke filluar nga java e ardhshme kjo takse të mos paguhet nga qytetaret.

Gjatë javëve në vijim bordi do të merret edhe me adresimin e shumë ankesave për parregullsi në administrimin e Stacionit të Autobusëve gjatë periudhes kur nuk kemi patur qasje të plotë në dokumentacionin dhe qeverisjen e kësaj ndërmarrjeje publike.

Të ngjashme