Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje, për tenderin me qumështin e shujtave, për fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën.
Në pyetjen e KALLXO.COM, se si i komenton këto akuza, i pari i Prishtinës ka kthyer përgjigje shkurtimisht, ‘’Me padi për shpifje’’.
Asamblisti i VV-së, në komunën e Prishtinës Eman Rrahmani, sot gjatë ditës ka mbajtur konferencë për media ku e ka akuzuar Ahmetin për dëmtim të buxhetit të Komunës për 500 mijë euro. Ai akuzonte se tenderi për qumështin e shujtave në vitin 2014 kishte kushtuar 200 mijë euro, ndërsa i njëjti tender, me të njëjtin produkt në vitin 2017 ka kushtuar 730 mijë euro.
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A