Google ADS

Shoqëria civile kërkon të dijë nëse PDK-ja kishte inskenuar sulmin, apo ishte i rastit

15:58 | 17 Qershor 2019
arbresh.info

“Mesazhet tona i kemi shpërndarë tek të gjitha partitë dhe s’ka pasur të bëjë vetëm më një subjekt politik.”

Kështu ka deklaruar shoqëria civile në një konferencë për media pas sulmit që ju shkaktua gjatë marshit tek zyrat e PDK-së.

“S’mund të ketë karakter politik dhe kjo është absurde të mendohet kështu. Pasi ne kemi shpërnda këto mesazhe edhe te partitë e tjera, dhe s’ka pasur ta bëjë vetëm më një parti. Ne kemi filluar marshin dhe kemi përfunduar të PDK-ja pasi që është pjesë e qeverisë. Kjo është e frikshme, mënyra e përfshirjes së tyre për të përdorur dhunë ndaj shoqërisë civile”.

Kryeziu tuje ka thënë se shpreson që PDK-ja si parti të reagojë pas këtij sulmi që ju është bërë shoqërisë civile.

“Kjo konferencë erdhi pas sulmit nga PDK-ja ndaj shoqërisë civile. Marshin e kemi fillu nga sheshi ‘Skenderbeu’ dhe hasem në sulm nga punonjësit e PDK-së para zyrave të tyre. Ata në mënyrë të dhunshme na nxorën jashtë. Ne si shoqëri civile e dënojmë dhunën e ushtruar ndaj shoqërisë civile dhe i bëjmë thirrje PDK-së të marrë barrën e përgjegjësisë. Ne mendojmë se PDK duhet të dal me një qëndrim rreth këtij incidenti. Të tregoj nëse ishte inskenuar apo ishte sulm i rastit”.

E Artan Demhasaj nga  organizata ‘ÇOHU’, tregoi qëllimin e marshit të organizuar sot.

“Qëllimi i marshit ka qenë me tregu për këtë projektligj dhe që ky ligj është në kundërshtim me agjendën ndërkombëtare të financimit dhe disa të tjera. Ne këto mesazhe i kemi vendosë tek të gjitha partitë politike në mënyrë që t’i ftojmë, ta kundërshtojmë këtë ligj. Ne kemi kërkuar që këtë projektligj të mos e votojnë deputetët dhe të tërhiqet nga Kryeministri ky ligj. Ne po ashtu kemi kërkuar që partitë të tregojnë emrat e donatorëve dhe të gjitha këto janë hedhë poshtë deri tash nga partitë”.

Në marshin e organizuar sot nga shoqëria civile është kërkuar nga partitë e vendit që mos të votojnë Projektligjin për financimin e partive politike.

Marshuesit kanë vendosur pankarta në të gjitha zyrat e partive më të mëdha në vend, ndërsa kanë hasur në vështirësi në selinë e PDK-së. Pjesëtarët e shoqërisë civile u larguan dhunshëm nga zyrat e kësaj partie./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)

Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme