Ne emër të organizatave të shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës tregoi se cili është qëllimi i këtij marshi.
“Ne jemi këtu për të kundërshtuar projektligjin e financimit të partive politike. Ne jemi sot këtu për të ju bërë thirrje që ta tërheqin projektligjin. Për këtë projektligj partitë politike na mendojnë si klientë, dhe jo si votues, me këtë projektligj partitë dëmtojnë frymën e ligjit. Ne sot jemi këtu për të bërë një marsh në të gjitha partitë politike për të shpërndarë 27 amendamente që e tregojnë këtë ligj”.
Kryeziu tutje shtoi se janë 27 amendamente që janë të parapara me këtë projektligj.
Ai tha se në mënyrë simbolike këto mesazhe do të vendosen para subjekteve politike.
“27 amendamentet që sot i kemi, duke filluar nga raportimi i financave nga ato që ngrisin tarifat për financimin e partive, nga ato që ulin gjobat për partitë politike dhe ka një serë amendamentesh të tjera”.
E në rast se Qeveria nuk e tërheq këtë projektligj, atëherë Kryeziu paralajmëroi se nuk do të ndalen.
“Ligji ka kaluar në komisionin e fundit dhe ka pasur disa vota kundër, por ne i bëjmë thirrje Qeverisë që ta tërheq këtë projektligj. Nëse Qeveria s’e tërheq ne do të marrim të gjitha masat ligjore madje se përjashtojmë as avokatin e popullit që të na ndihmoj ta rrezojmë këtë ligj”, përfundoi ai.
Ndryshe marshi ka vazhduar në gjashtë subjektet e partive më të mëdha politike në vend.
Projektligji për financimin e partive politike pritet të shqyrtohet në lexim të dytë pas shqyrtimit nga komisionet./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)
Shoqëria civile i kërkon qeverisë të tërheq Projektligjin për financimin e partive politike
Shoqëria civile i kërkon qeverisë të tërheq Projektligjin për financimin e partive politike
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...