Kjo seancë mbahet pas kërkesës së prokurorit Rexhep Maqedonci për caktimin e paraburgimit për deputetin e arrestuar Shkumbin Demalijaj.
Prokurori Rexhep Maqedonci duke arsyetuar kërkesën e tij për paraburgimin e Demalijajt para gjykatës, tha se Demalijaj e ka kanosur publikisht në emision televizion ish prokurorin Elez Blakaj.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë konform KPP bëjmë kërkesë për caktimin e paraburgimit për Shkumbin Demalijaj, sepse me datën 17 shtator të këtij viti i pandehuri në RTK gjatë një emisioni ka kanosur publikisht ish prokurorin e Prokurorisë Speciale Elez Blakaj me fjalët ”Unë do ta ndjek privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk i bënë asgjë”, po ashtu i njëjti me datën 25 shtator të këtij viti në tv T7 ka deklaruar “jo unë nuk i bie pishman asnjëherë me fjalët që i kam thënë, nëse shteti nuk merret me Blakajn atëherë unë personalisht do të merrem me të, me këtë ka kryer veprën penale të kanosjes”, deklaroi prokurori Maqedoni para gjykatësit të procedurës paraprake.
“Pas informacioneve të siguruara nga ana e policisë, deklaratën e të pandehurit, provave tjera si dhe video-incizimeve, i dyshuari gjatë një emisioni televiziv në T7 kjo prokurori ka gjetur se i pandehuri e ka kryer veprën penale të kanosjes dhe me qëllim të sigurimit të tij në procedurë kërkojmë që të pandehurit të i caktohet paraburgimi”, tha prokurori.
Ai shtoi se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale që vërtetohet nga incizimet.
“Ekzistojnë rrethana të posaçme që tregojnë se nëse i pandehuri lihet në liri do të ndikoj në dëshmitarë, persona të cilët ende nuk janë dëgjuar, pasi që i njëjti është deputet i Kosovës ekziston mundësia që i njëjti do të ndikoj, po ashtu ai ende nuk është intervistuar nga prokuroria”, tha prokurori Maqedonci.
Prokurori Mqaedonci tha se i pandehuri të dëmtuarit i është kanosur lidhur me një lëndë, të cilën i dëmtuari sipas detyrës së tij si prokuror special e ka ngritur aktakuzën.
“I pandehuri dy herë e ka kanosur, ekziston rreziku se po që se i pandehuri gjendet në liri ai mund ta përsëris veprën penale. Peshën e veprës penale si dhe sjelljet dhe karakteristikat e të pandehurit prokuroria ka vlerësuar se masa e vetme për sigurimin e të pandehurit në procedurë është paraburgimi”, deklaroi prokurori Rexhep Maqedonci gjatë arsyetimit të kërkesës së tij për caktimin e paraburgimit për deputetin e arrestuar Shkumbin Demalijaj.
Në anën tjetër, avokati i Shkumbin Demalijajt, Arianit Koci duke kundërshtuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, tha se kërkesa nuk është e precizuar dhe se janë kundër caktimit të paraburgimit.
“Prokuroria nuk e ka përcaktuar kur kinse e ka kryer veprën Shkumbin Demalijaj. Pra nuk është ora e përcaktuar, përmendet RTK data 17.09.2018 dhe në rastin e dytë televizioni T7 data 25.09.2018 por jo edhe ora. Sidoqoftë kjo mund të qartësohet nëse prokuroria e ka dorëzuar ndonjë provë, e nëse nuk ka asnjë provë që do të mund ta analizojmë ne, atëherë kërkesa menjëherë duhet që të refuzohet”, tha Koci.
Sipas tij, te veprat penale të cilat pretendohet se janë kryer me anë të mediave, shumë lehtë mund të keqkuptohet apo të keqinterpretohet ndonjë fjalë apo edhe mund të nxjerrët nga konteksti.
“Prandaj për Gjykatën dhe për ne është shumë e nevojshme që të kemi ndonjë provë në mënyrë që të kem mundësi të fillojmë të analizojmë në këtë gjykim. Sidoqoftë mbrojtja parashtron se prokuroria ka dështuar që të dëshmoj me prova materiale plotësimin e shkaqeve për caktimin e paraburgimit lidhur me elementin e parë si dyshim i bazuar duhet të plotësohen në mënyrë komulative tri kushte, kanosja duhet të jetë serioze, ajo duhet të jetë e mundshme dhe duhet të jetë e tanishme”, tha avokati i Demalijajt.
“Në rastin konkret ish-prokurori Blakaj gjendet në Amerikë dhe nuk ekziston mundësi reale që atij të i shkaktohet çfarëdo e keqe. Kanosja konsiderohet si e tanishme apo aktuale nëse e keqja mund të realizohet menjëherë. Është fakt notor se z. Blakaj është në Amerikë dhe për me tepër asnjëherë z.Blakaj nuk është ankuar se deputeti Demalijaj e ka kërcënuar. Por edhe familja e z.Blakaj nuk është ankuar dhe babai i z.Blakaj në Tv ka deklaruar se nuk e ndjen vetën të kërcënuar”, deklaroi avokati i deputetit Demalijaj.
Koci tha se çka do që ka deklaruar edhe atë që e thotë prokuroria nuk e arrin as pragun për kryerjen e veprës penale të kanosjes përndryshe me këso lloj deklarimi gjysma e Kosovës duhet të arrestohen.
“Z.Demalijaj pohon se asnjëherë nuk ka argumentuar me z.Blakaj, por ka argumentuar dhe debatuar me ish-prokurorin Blakaj në kohën kur ai ka dhënë dorëheqje dhe deputeti ka konsideruar se nuk është etike që një ish prokuror të vazhdoj ta shaj sistemin ku vetë ka punuar, të deklarohet për lëndë dhe ta vazhdoj debatin edhe pse ka qenë i dorëhequr. Përndryshe për çdo deklarim të tij deputeti Demalijaj ka thënë se ka qenë emocional, nën afekt dhe se i vjen keq si dhe ka kërkuar falje publikisht”, tha ai avokati Koci.
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...