Drejtoria e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë u ka bërë thirrje nxënësve që ta vijojnë mësimin gjatë ditës së shtunë.
Përmes një njoftim në faqen zyrtare të kësaj shkolle, thuhet se ky vendim është i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).
“Me vendimin e MASHT për zëvendësimin e orëve gjatë ditëve të shtuna, ne si Institucion edukativo-arsimor në bazë të vendimit të MASHT u bëjmë thirrje nxënësve tanë që nesër (e Shtunë), me datë 09.03.2019 të vijnë me orar të rregullt të ditës së hënë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, në një linjë të drejtpërdrejtë telefonike në Klan Kosova, ka konfirmuar se nesër nuk do të mbahet mësim.
“ Jo nuk do të ketë mësim. Vendimi i SBASHKUT mbetet në fuqi. Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës lidhur me kompensimin e orëve të mësimit. Besojmë se gjykata do të marrë vendim meritor. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po bën presion që mësimi të mbahet edhe të shtunën, pra në terren kemi vërejtur se kolegëve tonë po u bëhet presion nga MASHT”, ka thënë Jasharaj.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...