Kosova ka marrë të gjitha obligimet, masa e veprimet e nevojshme për të zbatuar të drejtat e njeriut, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, në përmbylljen e projektit projektit “Përmirësimi i policimit të të drejtave të njeriut në Kosovë”.
Sipas Shkodrës, përkundër se në Kosovë të drejtat e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë e me marrëveshje e instrumente ndërkombëtare, ka ende hapësirë për përmirësim.
“Republika e Kosovës ka marr obligimet e veta si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, dhe për të zbatuar të drejtat e njeriut ka ndërmarrë masat dhe veprimet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare që dalin nga e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu edhe respektimin e te drejtave të njeriut nga organet e rendit, gjatë zbatimit të ligjit”, ka thënë Shkodra.
“Megjithatë ka ende nevojë për përmirësime si në aspektin ligjor e rregullative, ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve humane e profesionale, për të rritur cilësinë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe për të krijuar kulturë që ka në prioritet mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut.
Ky projekt ka pasur për qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga policia dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të kontrollit të pavarur policor”.
Projektit “Përmirësimi i policimit të të drejtave të njeriut në Kosovë”, është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe është implementuar në partneritet me MPB-në, përkatësisht Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
Më poshtë gjeni fjalimin e plotë të Shkodrës:
E nderuara znj. Isabelle Servoze-Galluci, shefe e zyrës se Këshillit të Evropës në Prishtine;
I nderuar z. Claes Hakan Ejdervik, ushtrues i detyrës se shefit te sundimit te ligjit dhe këshillimit mbi çështjet ligjore nga zyra e BE-së;
I nderuar z. Rashit Qalaj drejtor i Policisë se Kosovës;
E nderuara znj. Miradije Kelmendi kryeshef e IPK-së;
Sot po marrim pjesë në përmbylljen e projektit për avancimin e të drejtave të njeriut në Policinë e Kosovës.
Ky projekt, i cili është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe është implementuar në partneritet me MPB-në, përkatësisht Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.
Me këtë rast edhe është respektu një pjesë e kushtetutës përkatësisht kreu i -II- i saj që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e njeriut, marrë parasysh se kushtetuta e vendit ka orientimin liberal-demokratik andaj edhe të drejtat e njeriut janë të avancuara në kuptimin e dokumenteve akteve juridiko-kushtetutese mirëpo të njetat që të gjejnë zbatim kerkojnë një mori aktivitetesh në kontunitet që ato të gjejnë zbatim, Republika e Kosovës ka marr obligimet e veta si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, dhe për të zbatuar të drejtat e njeriut ka ndërmarrë masat dhe veprimet e nevojshme për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare që dalin nga e drejta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke përfshirë këtu edhe respektimin e te drejtave të njeriut nga organet e rendit, gjatë zbatimit të ligjit.
Në Republikën e Kosovës të drejtat dhe liritë e njeriut janë te garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në garantohen me Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, si ne vijim:
(1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
(2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut
dhe Protokollet e saj;
(3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj;
(4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;
(5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor;
(6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas;
(7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës;
(8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore,
Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
Megjithatë ka ende nevojë për përmirësime si në aspektin ligjor e rregullative, ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve humane e profesionale, për të rritur cilësinë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe për të krijuar kulturë që ka në prioritet mbrojtjen e drejtave dhe lirive të njeriut.
Ky projekt ka pasur për qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga policia dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të kontrollit të pavarur policor.
Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme, bashkëpunon ngushtë edhe me institucionet relevante dhe shoqërinë civile për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, insititucionet e zbatimit te ligjit gjatë ushtrimit të veprimeve të tyre të kenë parasysh në vazhdimësi zbatimin e të drejtave të njeriut sepse vetëm kështu mund të them se jem duke ndërtuar nje shtet ligjore dhe të së drejtës.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...