Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i radhës i autoritetit qeveritar për Strategjinë Shtetërore kundër Krimit të Organizuar dhe Planin e Veprimit 2018-2022.
Takimin e ka hapur koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra.
Në këtë takim është diskutuar për aktivitetet që janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe arritjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
Shkodra ka thënë se do të vazhdojnë me përkushtim të shtuar përpjekjet maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë dhe të gjithë atë që do të bëjnë shkelje do të përballen me ligjin.
“Në këtë takim u raportua se momentalisht janë 36 raste duke u hetuar nga organet e rendit për krim të organizuar ku të përfshirë janë mbi 200 persona. Ndërsa vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2019 janë shtuar edhe 3 raste me 20 persona”.
“Ministria e Punëve të Brendshme është bartëse kryesore e Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022”./arbresh.info/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%