Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me arratisjen nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, e të paraburgosurit me inicialet A.K, SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç`rast ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.
“Për këtë rast, me Urdhër të Prokurorit, zyrtarët korrektues janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës./arbresh.info
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030